Testimi i një prej vaksinave më premtuese në botë kundër koronavirusit ka filluar zyrtarisht. Ajo është zhvilluar nga studiuesit e Institutit Jenner të Universitetit të Oksfordit, e udhëhequr nga Dr. Sarah Gilbert dhe qendra kërkimore IRBM në Pomezia, në Romë. Elisa Granato ishte ndër dy të parat që mori dozat e vaksinës.
Granato është shprehur se “me veprimin tim doja të mbështesja sa të mundja këtë proces kërkimor që i jep kaq shumë shpresë njerëzve”.