Doza e parë e vaksinës që i jep botës shpresë kundër COVID u injektua tek një shkencëtare italiane

25 Prill 2020, 19:35 | Përditesimi i fundit: 2020-04-25 19:39:13

Testimi i një prej vaksinave më premtuese në botë kundër koronavirusit ka filluar zyrtarisht. Ajo është zhvilluar nga studiuesit e Institutit Jenner të Universitetit të Oksfordit, e udhëhequr nga Dr. Sarah Gilbert dhe qendra kërkimore IRBM në Pomezia, në Romë. Elisa Granato ishte ndër dy të parat që mori dozat e vaksinës.

Granato është shprehur se “me veprimin tim doja të mbështesja sa të mundja këtë proces kërkimor që i jep kaq shumë shpresë njerëzve”.