Drafti i 5 Qershorit te 'Ligjet'/ Gjiknuri flet për listat e hapura: Mund të sjellë tensione dhe probleme, por nuk duhet të kemi droje

15 Korrik 2020, 10:38 | Përditesimi i fundit: 2020-07-15 18:55:27

TIRANE-Komisioni i Ligjeve miratoi sot në parim me 10 vota pro dhe 5 kundër draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Drafti u miratua vetëm me votat e shumicës; Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Edmond Leka, Alket Hyseni dhe Edlira Bode. Deputetët e opozitës jashtëparlamentare Korab Lita, Alban Zeneli, Andi Përmeti, Edlira Braha dhe Mara votuan kundër paktit. 

Sot Komisioni i Ligjeve e diskutoi në parim draftin e dakordësuar me konsensus në 5 qershor mes PS-PD-LSI dhe opozitës parlamentare (me votën e Rudina Hajdarit), ku thuajse risia e vetme ishte implementimi i teknologjisë në zgjedhje, identifikimi elektronik. Komisioni i Ligjeve nuk ka të drejtë që të bëjë asnjë ndryshim, sipas marrëveshjes, vetëm ta miratojë. Miratimi në parlament pritet që të miratohet në seancën e fundit të sesionit parlamentar të Korrikut. Por miratimi i hapjes së listave dhe ndalimi i koalicioneve ka rikthyer krizën, pasi PD-ja e kundërshton. Gjatë njohjes së anëtarëve të komisionit me ndryshimet e 5 qershorit, Damian Gjiknuri u ndal edhe te listat e hapura kur tha se mund të sjellë tensione dhe probleme, por shtoi se nuk duhet të kemi droje për këtë.