Drafti i dytë i ekspertëve për 'Zgjedhore'/ Murrizi: Ti pinë lëngun, opozita parlamentare s'do e votojë

6 Nëntor 2019, 21:55

Deputeti Myslim Murrizi është shprehur kundër draftit të hartuar nga ekspertët për Reformën Zgjedhore, teksa ka theksuar se opozita nuk do ta votojë në parlament atë.

" Pijini lëngun, s'i votojmë këtë draft", tha Murrizi.

Report Tv siguroi draftin e dytë të hartuar nga ekspertët që e vendos theksin te reformimi tërësor në tri nivele i administrimit zgjedhor në Shqipëri duke e depolitizuar. Me propozimet e reja, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) riformatohet si institucion me përgjegjësi të ndara, në kompetenca dhe autoritete ushtruese të tyre.

Por si do të riformatohet KQZ?
Me propozimet e reja, nëse do të arrijnë konsensusin dhe të miratohen në komision;
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do përbëhet nga:
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve;
Komisioni Rregullator; dhe
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.