Drafti i PS për hapjen e listave/ Balla pas mbledhjes së grupit: S'e kemi shpikur ne këtë formulë

21 Shtator 2020, 14:54

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka theksuar se propozimi i i bërë nga socialistët për hapjen e listave është më i miri pasi reflekton kërkesat e të gjitha palëve. Në përfundimi të mbledhjes së grupit, Balla tha se formula e sjellë nga PS-ja është huazuar nga vendet europiane teksa ka shpjeguar edhe si do të funksionojë “lista preferenciale” për deputetë.

"Kanë analizuar për shumë vite dhe kanë konkluduar në një formë që nuk është e vërtetë që një kandidat duhet të marrë më shumë vota sesa partia. Një kandidat që të zgjidhet deputet pa mbështetjen reale të partisë duhet të përmbushë legjitimitetin demokratik për të pasur votat. Kjo nuk mund të jetë që mblidhen 36 veta në Tiranë, marrin nga 300 vota dhe ai që ka 301 vota bëhet deputet. Ky nuk është legjitimitet demokratik. Legjitimiteti buron nga numri i votave që ke në mbështetje dhe fakti që renditja e partive politike thyhet nga mbështetja që merr një kandidat ky është një hap i madh dhe brenda pjesës së listës së propozuar nga partia, numri i votave për secilin kandidat rimodulon listën dhe kush ka marr më shumë vota dhe plotëson kuorimin e nevojshëm të votave. Që një kandidat dhe që të jesh deputet në Shqipëri variabëli i votave është nga 9000 nga qarqe më të vogla deri në 12 mijë në qarqe të mëdha", ka thënë mes të tjerave Balla.

Ai shprehet optimist se në Këshillin Politik do të ketë një propozim nga ana e opozitës jashtëparlamentare, njëjtë si Rudina Hajdarit, teksa tha se nuk është e nevojshme që të merret opinioni i ODIHR sepse është një çështje që i përket Shqipërisë.

"Ndryshimet Kushtetuese e kanë bërë fakt dhe në historinë e ODIHR dhe Komisioni i Venecias e kanë thënë qartë që këto i përkasin sovranitet të plotë të shteteve", përfundoi Balla, në përfundim të mbledhjes, ndërkohë që gjatë pasdites në orën 16:00 në selinë rozë kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit e qarqeve.

    No videos found.