Drafti me 14 pika/ Meta 'i heq' kompetencat Kuvendit: Këshill Politik për çdo ndryshim në reformën në drejtësi

22 Maj 2020, 11:50 | Përditesimi i fundit: 2020-05-22 13:36:26

Report Tv ka zbardhur draftin që presidenti Meta i ka paraqitur opozitës jashtëparlamentare gjatë takimit të djeshëm. Në draft janë 14 pika, ku ajo që vihet re është se Meta kërkon ngritjen e një Këshilli Politik, që do të vendos për ndryshimet ligjore e Kushtetuese në Reformën në Drejtësi. Me Këshillin Politik njësoj si ai i ngritur për reformën zgjedhore, Presidenti Meta kërkon të njëjtën gjë edhe për Drejtësinë duke i hequr të drejtat për të vendosur parlamenti dhe gjithçka të vendoset në një tryezë politike mes partive.