Drama e familjes së naftëtarit, e ëma e tij rrënqeth: Mbesa 3 vjeçe e sëmurë dhe nuk ble dot ilaçet

20 Tetor 2020, 10:01

Po të shohësh një e nga një historinë e naftëtarëve të Ballshit që janë në grevë për pagat e pa marra zbulon se secili prej tyre ka një histori shumë të dhimbshme. Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv telefonoi një zonjë që tha se djalin e ka naftëtar që njësoj si shokët e tij nuk ka marrë pagat. Ajo kërkoi që me këtë situatë të mos bëhët politikë dhe tha: “Unë kam mbesën 3 vjeçare sëmurë dhe nuk kam lekë t’i ble ilaçet pasi farmacistes i kam po ashtu edhe 30 mijë lekë të tjera borxh”