Drama e nënës së braktisur/“Do dal të lyp bukë, por kam frikë virusi”

21 Prill 2020, 18:23

Mine Qerimi, është kjo 65-vjeçare, ku pamjet e kushteve në të cilat jeton nuk të lënë vend për koment. E braktisur nga vajza e saj e vetme ajo pret në mëshirë të fatit që dikush t'i japë diçka për të ngrënë, që dikush t'i falë ndonjë ushqim. I vetmi burim i të ardhurave të saj janë 60 mijë lekë të vjetra që merr nga pensioni, të cilat i shpenzon për ilaçe dhe duke lypur para. Vendi në të cilën jeton nuk mnd të quhet një banesë pasi nuk i plotëson kushtet për t'u quajtur e tillë. Ajo shprehet se në dimër çdo gjë që bie jashtë futet brënda dhe në ditë me shi, krevati ku ajo flen laget i tëri.Në këtë situatë të jashtëzakonshme në të cilën ndodhet i gjithë globi, nënë minja shprehet se është e frikësuar dhe e gjithë kjo ka patur ndikim edhe tek të ardhurat që mbledh duke lypur para. Ndoshta për shumë prej nesh mund të duket absurde por kërkesa e saj e vetme është një kafshatë bukë.