DRAMA e pensionistit me gruan e PARALIZUAR: 1 milion në muaj SHPENZIME, ku t’i gjej?

4 Shtator 2020, 09:59

Një pensionist rrëfeu mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dramën në familjen e tij. Zotëria tha se ka bashkëshorten të paralizuar dhe se me fizioterapi dhe shërbime të tjera në muaj i shkojnë 1 milion lekë shpenzime që ai nuk i siguron dot pasi si të ardhura ka vetëm pensionin e tij dhe të gruas. Zotëria kërkon që të paktën t’i jepet kujdestari nga shteti.