Drejt bashkimit doganor, pa kontrolle për festa dhe në fundjavë, ndërtimi i portit tregtar dhe lehtësim procedurave për studentët... 19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë

20 Qershor 2022, 14:48 | Përditesimi i fundit: 2022-06-20 16:51:38

Në nisje të takimit të përbashkët të qeverive, kryeministri Rama foli për rritje të bashkëpunimit ekonomik, teksa nuk ngurroi të jepte edhe një përgjigje për skeptikët. Një nga marrëveshjet më të rëndësishme, ishte ajo e prezantuar që në nisje, që do të lehtësojë procedurën e kalimit në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.