Drejt EURO 2020/ Shqipëria nis sonte aventurën përballë Turqisë në Shkodër

22 Mars 2019, 12:45

Nis sonte aventura e Shqipërisë  në eliminatoret e “Euro 2020”. Përballë të besuarve të Christian Panuccit është Turqia dhe objektivi i vetëm është nisja me fitore e një rrugëtimi të gjatë ku synimi është përsëritja e suksesit të tre viteve më parë. Kuqezinjtë janë gati dhe optimizmi në skuadër është i madh. Amir Abrashi dhe Armando Sadiku janë dy rikthime të mëdha dhe do të jenë titullar ndërsa duket se për dy pozicione italiani ka dilemma.

Në portë do jetë Berisha dhe më pas në mbrojtje kapiteni Hysaj, Ismajli,Gjimshiti dhe një mes Alijit e Veselit. Në mesfushë përveç Abrashit do luajë Xhaka dhe një mes Memushajt e Kristi Qoses ndërsa për treshen sulmuese nuk ka dyshime dhe ajo do përbëhet nga Uzuni, Grezda e Sadiku. Christian Panucci do ishte i kënaqur edhe me një gol mjaft që të sillte tre pikët:

Shqipëri-Turqi luhet në 20:45 në “Loro Boriçi” aty ku edhe miqtë zhvilluan dje seancën e fundit stërvitore. Trajneri Senol Gynesh në konferencë deklaroi se Turqia e tij kërkon kualifikimin në Europian dhe sot do këkrojë fitoren ndërsa edhe për veteranin Emre Belozoglu ato që vlejnë janë tre pikët.

Pritet që në stadium të krijohet një atmosferë elektrizuese nga tifozët kuqezi ndrësa priten edhe rreth 1 mijë tifozë turq.Policia ka marrë një plan të rreptë masash për sigurinë gjatë zhvillimit të takimit.