Në qarkun e Vlorës janë numëruar deri më tani 96% e kutive të votimit, ku vijon të kryesojë bindshëm PS. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se deri më tani PS ka marrë 58.0% të votave, ndërsa PD ka marrë 31.5%. LSI ka marrë deri më tani vetëm 6 % të votave, ndërsa ndër partitë e tjera ajo që ka marrë më shumë është Bindja Demokratike që ka marrë 1.7% të votave.
