Drejtësi e shëndetësi, “shpërthen” vlonjati: Luajnë me jetën, maskarenjë që rropën popullin

14 Shkurt 2021, 12:43 | Përditesimi i fundit: 2021-02-14 14:02:49

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv përveç situatës së krijuar nga moti i keq u diskutua edhe për aktualitetin. Një qytetar nga Vlora kishte analizën e tij për arrestimet në drejtësi e shëndetësi. Ai “shpërtheu” në kritika duke thënë se njerëzit e këtyre sistemeve luajnë me jetën e njeriut dhe se rropën popullin.