'Drejtësi për Klodjanin', protestuesit në Durrës dalin në protestë me arkivol në duar! Shoqërohen në komisariat 5 pjesëmarrës

15 Dhjetor 2020, 22:02

Të rinjtë në Durrës kishin zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përcjellë mesazhin “Drejtësi për Klodjanin”.

Të pakët në numër ata u mblodhën fillimisht në sheshin Liria dhe me arkivol ne duar mbi të cilin kishin ngjitur mesazhe “kush është tjetri”, “Shpresa” “Dinjiteti i policisë” u nisën drejt drejtorisë së policisë Durrës aty ku dhe kishin vendosur për ta mbyllur.