Drejtonin makinën pa patentë dhe të dehur, arrestohen 4 shoferë në Dibër

22 Gusht 2020, 10:30

Sipas Policisë Rrugore në Dibër gjatë 24 orëve të fundit, 4 persona janë arrestuar, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, 3 prej tyre drejtonin makinën pa patentë ndërsa 1 drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Aktualisht 35 drejtues janë dërguar në OASH (Organin Administrativ Shtetëror), për përdorim të pijeve alkoolike, mungesë dokumentacioni dhe kundërshtim të urdhrit të punonjësit të policisë.

Në të gjithë qarkun e Dibrës janë gjobitur gjatë 20 ditëve të Gushtit, gjithsej 298 shoferë, ku nga këto: 169  masa për parakalime  të gabuara ,96 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 21  masa për mos-vendosje të rripit të sigurimit, 12  masa për mos-rregullim  të shpejtësisë  në qendra të banuara apo manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia u bën apel të gjithë drejtuesve që të respektojnë rregullat,në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme.