Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në pranga 15 drejtues mjetesh në Fier, 2342 masa administrative

20 Qershor 2022, 17:09

Gjatë një aksioni të kryer nga Policia Rrugore e Fierit 15 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur ndërsa në total janë vendosur 2342 masa administrative.

 

Tejkalimi i shpejtësisë vazhdon të mbetet problem pasi rrezikohet dhe jeta e qytetarëve ku janë ndjekur penalisht 759 drejtues mjetesh ndërkohë 207 të tjerë përdorin telefonin gjatë drejtimit të mjetit.

Një tjetër problem shqetësues është dhe drejtimi i motorëve pa kaskë mbrojtëse si dhe mosvendosja e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 479 masa administrative për parakalime të gabuara që janë dhe ndër burimet kryesore të aksidenteve në vendin tonë.