Drejtoresha e e-Albania: 17% e shërbimeve online kundrejt parave, pagesa me kartë krediti ose debiti! Ja ku mund të drejtoheni nëse hasni vështirësi

3 Maj 2022, 19:27 | Përditesimi i fundit: 2022-05-03 21:08:20

Prej 1 majit, 95% e shërbimeve publike ofrohen tashmë online në portalin e-Albania. Drejtoresha e e-Albania, Nevila Repishti tha në Report Tv se nga 95% e shërbimeve online, 16-17% prej tyre ofrohen kundrejt pagesë. Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Repishti shpjegoi se pagesa për këto shërbimi do kryhet në e-Albania përmes kartës së kreditit ose debitit.