Drejtoresha e ISHP/ Fico: Incidenca e infektimeve COVID në Shqipëri më e ulët se rajoni dhe BE, ja qarqet me situatën më të rëndë

8 Dhjetor 2020, 13:46

Drejtoresha e Përgjithshme i Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka bërë një rezyme të situatës në javën që lamë pas.

Ajo u shpreh se në Shqipëri incidenca është 356 raste për 100 mijë banorë. Sipas saj kjo shifër mbetet më e ulët nga të vendet e rajonit që është 848 raste për 100 mijë banorë dhe me e ulët se vendet e Bashkimit Evropian që e kanë 510 raste për 100 mijë banorë.  

"Në prefekturat me incidencë më të lartë vijon të jetë Tirana, e ndjekur Gjirokastra dhe Lezha.

Vihet re një qëndrueshmëri në spitalet COVID, por ka një rritje  të lehtë të personave që kanë nevojë për terapisë intensive. Përqindja e humbjeve të jetës vijon të jetë 2.1 përqind",