Drejtori i Arsimit për Veriun për 'Report TV': Mësimi në Lezhë dhe Laç do zhvillohet me 2 ose 3 turne

26 Gusht 2020, 16:44

Dëmtimi i shkollave nga tërmeti dhe kushtet e reja të diktuara nga pandemia e Covid-19 do të kushtëzojnë mësimin me turne në shumicën e shkollave të Lezhës dhe Lacit.

Në një interviste për Report Tv, Drejtori i Arsimit për Veriun, Bardhok Pulaj tha se në gjithë qarkun janë 5 shkolla të dëmtuara.

Aktualisht janë dy në Lezhë, dhe 3 në Kurbin. Po ndërtohen shkollat e re në Mamurras, Gjorm e Laç. Shkolla e Shënkollit besoj deri në dhjetor do të përfundojë", tha ai.

Ndërsa ka nisur puna për rindërtimin e 4 prej tyre, shkolla 9-vjeçare "Gjergj Kastrioti" vazhdon të qendrojë në këmbë edhe pse është e dëmtuar. Aty ende ska nisur puna për shembjen e godinës dhe ndërtimin e së resë.