Drejtori i call center-it për Report Tv: Ruajmë distancën, e pamundur që të gjithë të punojnë nga shtëpia, punonjësit të testohen

15 Prill 2020, 18:01

TIRANE-Kompanitë call-center në Shqipëri që kanë punësuar rreth 20 mijë persona po përballen me vështirësi ekonomike, duke rrezikuar vendin e punës për shumë njerëz në vendin tonë. Lorenc Goga, drejtor i një prej kompanive call center në vendin tonë thotë se e ka të pamundur për të lejuar gjysmën e punonjësve të punojnë nga shtëpia.

E kemi shumë të vështirë t'u japim mundësinë punonjësve të punojnë nga shtëpia se komunikimi jonë me klientët përfshin një mundësi transaksioni me kartë krediti dhe është e pamundur ta bëjmë nga shtëpia për arsye të mbrojtjes së të dhënave të klientit. Jo më shumë se 15-20 punonjës nga shtëpia”.