Drejtori i Emergjencave në 'Pa Protokoll': Ja zonat me probleme në Tiranë! Shkolla e Pezës do të shembet

29 Nëntor 2019, 22:27 | Përditesimi i fundit: 2019-11-30 11:58:49

Drejtori i Emergjencave në bashkinë e Tiranës Erind Bejko në një lidhje për emisionin 'Pa Protokoll' u shpreh se janë 10 pallate deri tani që kanë probleme dhe janë shpallur të pabanueshme, ndërsa në zonat rurale 350 shtëpi që do të rindërtohen. "Situata në disa zona është e normalizuar, ndërsa në disa ka probleme të mëdha sidomos në zonat rurale, mbi 350 shtëpi nuk mund të ndërtohen më Vaqarr, Pezë, Ndroq, por edhe të tjera.

Në Kombinat ka probleme në shumë pallate. Po ashtu edhe në Kinostudio një pallat është shpallur i pabanueshëm. Në pallatet e tjera që nuk është vendosur, banorët janë lajmëruar të strehohen në vend tjetër.

Në Tiranë brenda në qytet, është një pallat te njësia 4, dy në Kombinat dhe numri mund të shkojë në 10. 350 pallate kanë nevojë për inspektim. Nesër mbarojmë evidentimin e parë për aktin e konstatimit. Ka edhe pallate që do të shemben dhe do të ndërtohen nga e para" tha ai.

Erind Bejko njoftoi se dëmet kanë prekur edhe institucionet arsimore, teksa në Pezë shkolla do të shembet, pasi ka goditje në pikëpamjen konstruktore. "Shkolla në Pezë ka marrë goditje në pikëpamje konstruktive dhe gjatë javës që vjen do të shembet dhe rindërtohet" deklaroi ai.

    No videos found.