Drejtori i Hekurudhave fut në sherr socialistët, Ndreu: Lista e zezë e Ramës ishte gabim

18 Korrik 2018, 17:15

Një vit pasi Edi Rama botoi listën e tij të zezë me 100 zyrtarët më të korruptuar sipas tij, socialistët pranojmë se ishte një gabim i kryeministrit. Lista u botua në 12 korrik 2017, duke hapur shumë debate, por sot debati u zhvendos në Komisionin e Ekonomisë, aty ku u paraqit për të mbrojtur një projektligj edhe Drejtori i Hekurudhave. Ani Dyrmishi ishte në listën e Edi Ramës, i 28 ti, kur asokohe mbante detyrën e drejtorit të Hipotekës në Durrës.

Shoh këtu një person, Ani Dyrmishi, është i ftuar. Me një kërkim në Google, më rezulton që të jetë shpallur nga kryeministri Rama ndër 100 zyrtarët më të korruptuar. Tani, nëse e marrim për standard Ramën, cfarë bën ky person sot në parlament?

Jorida Tabaku Deputete e PD

Deklarata nxehu tonet mes socialistëve, që menjëherë u hodhën në mbrojtje.

Për cfarë e ka nxjerrë, moj, për cfarë?

Evis Kushi

Nuk e di moj, nuk e di, kryeministri e ka nxjerrë, atij i referohem.

Jorida Tabaku

Brace nxehet me deputeten Dhima: Qetësohu, qetësohu...Pjerin Ndreu pati guximin të pohojë se ai ishte një gabim i kryeministrit.

Duhet të kemi kujdes kur ju referohemi informacioneve, jo të gjitha informacionet janë fakte. Kryeministri ka marrë përsipër të bëjë një publikim të tillë, për mua ka qenë një gabim dhe ju e dini, aty ka pasur edhe raste të tjera flagrante.

Pjerin Ndreu deputet i PS

Nuk jemi në bankën e të akuzuarit që ti kërkojmë z. Dyrmishi të deklarohet nëse është fajtor apo i pafajshëm.

Blerina Gjylameti deputete e PS

    No videos found.