Drejtori i Institutit të Ndërtimit për Report TV: Ndërtesa do kontrollohen për sigurinë me ‘tërmeteve artificiale’!

21 Shtator 2020, 15:51 | Përditesimi i fundit: 2020-09-21 16:40:50

Me magnitutë 5.6 të shkallës rihter ishte tërmeti i 21 shtatorit të vitit të kaluar. Sot një vit më pas më shumë se për këtë lëkundje sizmike vëmendja është përqendruar tek rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ende pa përfunduar kontrollet për lëkundjet e shtatorit, erdhi ajo e nëntorit duke i bërë të pavlefshme akt-ekspertizat e kryera nga Instituti i Ndërtimit deri në atë ditë. Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu thotë se bilancet e dëmeve të 21 shtatorit nuk janë të plota.