Drejtori i KESH, Benet Beci: Kemi investuar 200 milionë euro, projekti madhor është skavica! Projektet sjellin zhvillim ekonomik dhe rrisin punësimin

18 Mars 2021, 11:54

Në 8 vite në Shqipëri janë investuar 200 mln euro në rinovime teknologjike në prodhimin e energjisë dhe në portat e shkarkimit të digave. 
Drejtori i Koorporatës Energjetike Shqiptare (KESH), Benet Beci, njëherazi kandidat për deputet në Shkodër nga radhët e Partisë Socialiste, Benet Beci thotë se në vitet në vijim janë projekte madhore investimesh. 

"Këto 8 vite kemi investuar 200 milionë euro në modernizimin teknologjik.  Këtë vit do të fillojmë ndërtimin e infrastrukturës lundruese në Vaun e Dejës. Do ta kthejmë të gjithë zonën në një port turizmi, të një turizmi tjetër. Këto investime sjellin zhvillimin ekonomik dhe vendet e punës më të mira në të gjithë vendin. 
"Skavica është një investim madhor që do të rrisë prodhimin e energjisë në kaskadë me 20%. Po investojmë edhe në energjinë diellore. Këtë vit investojmë vetëm 20 mln euro në parqet fotovoltaike në parqet e Vaut të Dejës. Zgjidhja përfundimtare do të jetë sakavica, që do ti japë fund ankthit të banorëve të saj. Unë jam i kënaqur që paraqitem edhe projektin e Skavicës, dhe jam krenar që  nis këtë mandat dhe do të vazhdojë edhe mandatin tjetër. Këto investime zhvillojnë ekonominë dhe krijojnë vende pune cilësore", tha Beci.