Drejtori i markave dhe patentave: Një pije energjike rrezikon të bllokojë çeljen e negociatave me BE

24 Mars 2018, 14:12

Një pije energjike sipas një zyrtari të lartë të shtetit shqiptarë është çelësi për çeljen e negociatave në BE. Këtë zbulim që me gjasë do të gajasë edhe vete kryeministrin Edi Rama kur ta dëgjojë, e ka bërë Elvin Lako Drejtor i Drejtorisë së Markave dhe patentave.

Deklarimi i Elvin Lakos është regjistruar nga kamerat te fshehta te emisionit Fix Fare gjatë një investigimi për mos zbatimin e disa vendimeve të gjykatës për çregjistrimin e një pije energjike B52 prodhuar nga kompania holandeze ''Bavaria'' që në fakt konkuron në mënyre të pandershme me pijet energjetike B52 të prodhuara dhe te regjistruar si marka nga firma shqiptare Arseni shpk.

Por zoti Lako në vend të luftojë për ta respektuar të drejtat e produktit shqiptarë B52 të mbrojtura nga disa vendime të gjykatës, duket në siklet për të mos dëmtuar produktin pirat të firmës holandeze. Sipas tij nëse pija energjetike holandeze nuk futet në tregu tonë, Shqipëria rrezikon negociatat për anëtarësim në BE. 

Firma Arseni shpk ka filluar shume vite më parë një betejë nëpër gjykata ndaj kompania holandeze Bavaria për të mbrojtur markën B52. Po edhe tani qe odisea në gjykata duket që ka marrë fund me një fitore, megjithatë kompania Arseni SHPK, po përballet me këmbënguljen e kompanisë holandeze e cila vazhdon të veprojë në tregun shqiptarë me një pije energjetike tashmë pirate që çuditërisht përfiton nga mbështetja e disa institucione shtetërore që pretendojnë të veprojnë sipas standarteve të Bashkimit Europian.

    No videos found.