Drejtori i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt: Pro testimit në masë, por jo në mënyrë të paorganizuar

24 Mars 2020, 23:14

Zhurmave të fundit se nëse duhet bërë apo jo testimi në masë apo jo i qytetarëve për të kuptuar se nëse janë të infektuar, Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Erion Dasho i është përgjigjur me ‘Po’, por ka një paralajmërim të vogël.

Sipas Dashos, testimi nuk duhet bërë në mënyrë të paorganizuar, rrëmujë pasi ka kosto.

“Ne orjentohemi nga OBSH, e cila ka disa ditë që po i mëshon testimit. Kjo sepse disa vende si Koreja e Jugut, Tajvani kanë arritur që përmes testimit të parandalojën përhapjen e pandemisë.

Por testimi nuk mund të bëhet i paorganizuar. Këtu unë bashkohem me mendimin e disa specialistë shqiptar. Nuk mund të bëjmë testim të paorganizuar”, thekson ai.

Sipas Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Erion Dasho, nëse ekspertët e huaj kanë mundësinë të testojnë testet për të kuptuar se cilat janë më efektivet, në Shqipëri kjo është kosto dhe e pamundur. Për këtë arsye duhen shmangur komercializmat dhe fondet të përdoret si duhet.