Drejtori i Spitalit të Kavajës, Daiu: Nuk kam dhënë dorëheqjen...debate në mbledhje do ketë, por jam në detyrë

25 Shkurt 2020, 18:12

KAVAJË - Në kulmin e akuzave politika nga opozita joparlamentare ndaj qeverisë për marrjen e masave për parandalimin e koronavirusit, një lajm u përhap për dorëheqjen e drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu. I kontaktuar nga Shqiptarja.com, Daiu tha se qëndron në krye të detyrës.