Drejtori i Spitalit të Traumës: 15 të shtruar nga dëmtimet nga tërmeti!

26 Nëntor 2019, 09:58

Drejtori i Traumës Arben Zenelaj është shprehur se deri në këto momente në spitalin e Traumës janë paraqitur 180 persona për shkak të dëmeve nga tërmeti.

Ai tha se vijojnë të jenë në gjendje të rëndë 3 persona, një prej të cilëve i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Zenelaj tha se një prej tyre është nga Durrësi dhe dy nga rrethinat e Tiranës.

"Janë të shtruar 15, 20 prej tyre në ekzaminime, 3 në gjendje të rëndë. Pjesa tjetër janë me dëmtime më të lehta. Numri i pacientëve që janë paraqitur në spital është 180.

Në momentin që vijnë në spital të bashkëpunojnë me personelin mjekësor. Të gjitha spitalet janë në gjendje gatishmërie.

1 pacient është operuar. Një prej tyre nga Durrësi, dy të tjerët nga zonat e Tiranës", tha Zenelaj.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësë njofton se në spitalin e Durrësit kanë marrë trajtim mjekësor 150 persona ndërsa në QSUT 60 të tjerë.