Drejtuesi i motorit humb jetën pasi përplaset nga makina në Shënkoll të Lezhës

31 Tetor 2019, 09:01

LEZHË- Një aksident tragjik ka ndodhur pranë Urës së Prekanit në Shënkoll të Lezhës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga ky aksident ka humbur jetën Tom Deda, 55 vjec, banues në Grykë Lumi,Lezhë, i cili po udhëtonte me motor dhe më pas është përplasur me një makinë që drejtohej nga Xh.N.,32 vjeç,banues në Kurbin.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka humbur jetën në vend, ndërsa makina ka përfunduar në kanalin kullues buzë rrugës.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca për të marrë trupin e viktimës dhe të përfshirët në aksident. Po ashtu në vend ngjarje ka mbërritur edhe policia të cilët po bëjnë hetimet përkatëse për të zbardhur të plota shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Pas aksidentit është shoqëruar drejtuesi i mjetit Xh.N.

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme ndodhi një tjetër aksident me pasojë vdekjen në Durrës. Në zonën e quajtur Katundi i Ri, një biçikletë i preu rrugën një makine ku si pasojë e përplasjes, humbi jetën drejtuesi i biçikletës.