Dreka e Krishtlindjes në sheshin 'Nënë Tereza'/'Një pjatë më shumë për njerëzit në nevojë'

25 Dhjetor 2018, 18:29

Ashtu siç e wshtw bërë traditë tashmë prej katër vitesh edhe për ditën e shenjtë të Krishlindjeve, Ecovolis  shtroi sot një drekë festive në Sheshin Nënë Tereza për qindra familje në nevojë, të moshuar,  persona me aftësi të kufizuar dhe njërëz të pastrehë. Perfaqesuesi i ecovolios, Enid Mato shprehet shumë i kënaqur që në këtë ditë festive ju kanë sjellë sadopak buzëqeshje këtyre njerzve në nevojë.

Sheshi nënë Tereza sot pret gati 3 mijë anëtarë, qytetarë nga komunitete në nevojë dhe po aq qytetarë janë përgjigjur me ushqime, me lodra për fëmijët, me libra, me veshje. Fushata "Tirana Dhuron dhe Fushata "gatuaj një pjatë më shumë ", sivjet kanë shkuar për mrekulli. Qytetarët e kanë bujarinë, e kanë solidaritetin dhe ne mundohemi vetëm ta edukojmë dhe ta nxisim edhe më shumë në prag festash.  

Enid Mato, përfaqësues i Ecovolis

Ndërsa, të pranishmit shprehen të entuziazmuar që ishin pjesmarrës në këtë drekë për të festuar një ditë ndryshe nga të tjerat.

Shumë bukur, sidomos ne kemi shumë nevojë.Nuk kemi qenë asnjëherë asnjëherë kaq të kënaqur si sot. Ëdhe fëmijët me këngë dhe valle u çliruan për disa orë. Të ketë sa më shumë organizime të tilla.  

 Qytetare

“Një pjatë më shumë për njerëzit në nevojë" do vijojë gjatë gjithë ditës së sotme ndërsa krahas drekës së shtruar, janë shpërndarë edhe dhurata për fëmijët në nevojë.