Dridhërima në Formula 1, Zhou përfundon pas gardhit

3 Korrik 2022, 18:27

Një aksident i frikshëm, por pa pasoja të rënda u shënua në xhiron e parë të Formula 1, në garën e madhe të “Silverstone”, në Britaninë e Madhe. Piloti i “Alpha Rome”, Guanyu Zhou pasi u godit nga piloti George Russell, ka humbur kontrollin  e mjetit dhë është përmbysur duke dalë jashtë barrierave të pistës.  gara u ndërpre për 15 minuta, ndërkohë të gjithë u shqetësuan për fatin e pilotit.

por drejtuesit e formula 1 bënë të ditur se piloti Guanyu Zhou ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe është plotësisht i ndërgjejgjshëm. Në aksident u përfshinë pesë pilotë George Russell, Guanyu Zhou, Alexander Albon, Yuki Tsunoda dhe Esteban Ocon.