Drogë dhe dënime në Greqi e Francë! Report TV detaje për vrasjen e vëllezërve Haxhia dje në Durrës

28 Prill 2020, 13:44

TIRANE-Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno ka zbardhur detaje të reja nga e kaluara e dy vëllezërve që u ekzekutuan pasditen e djeshme në Durrës. Qyno i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se Besmir Haxhia ka qenë i implikuar në trafik droge në Greqi dhe në Francë dhe i dënuar në këto dy vende, duke sjellë më pas edhe deportimin e tij në Shqipëri, pasi kreu dënimet. Fillimisht Besmir Haxhia ka qenë dënuar në vitet 2007-2010 në Greqi për trafik droge dhe më pas në Francë. Kjo është pika kryesore ku grupi hetimor është përqendruar për të shkuar në gjurmët e autorëve të vrasjes mafioze. Megjithatë, tha më tej, gazetari Qyno, nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të konflikteve në bizneset që kishin dy vëllezërit dhe jetën personale.

"Autorët i kanë ndjekur për gati një orë objektivat, goditja erdhi nga mbrapa, paralelisht dhe më pas 'Toyota" e autorëve ka qëndruar dhe njëri nga autorët ka zbritur dhe ka vijuar që të qëllojë mbi dy vëllezërit nga Puka. Pista kryesore është ajo e trafikut të dregës në Greqi dhe Francë, pasi Besmiri është dënuar në Greqi në vitet 2007-2010 dhe në Francë.