SHKODËR- Një grup i strukturual kriminal i cili merrej me trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi është shkatërruar ditën e sotme, ku në pranga kanë rënë 5 anëtarë të tij.
Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën me dije se janë arrestuar Zef Kola, Genc Mecaj, Kristjan Melaj, Elvis Hysaj dhe Xhusepe Delaj si dhe është sekuestruar një sasi prej 205 kg marijuanë. Mësohet se ky grup kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin marijuanës nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë dhe secili prej anëtarëve kishte një rol të rëndësishëm. S
asia e drogës që u sekuestrua po transportohej drejt Malit të Zi nga Zef Kola, që ishte dhe koka e kësaj bande në bashkëpunim me Genc Mecaj. Në përfundim të operacionit u sekuestruan 205 kg lëndë narkotike, 5 automjete që përdoreshin për transportin e drogës dhe 5 telefona celularë.
•Z. K., 53 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë në Mal të Zi për trafik narkotikësh. (kryetar i grupit të strukturuar kriminal);
•G. M., 31 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”. (bashkëpuntori kryesor i kryetarit të grupit);
•K. M., 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar);
•E. H., 29 vjeç, banues në Malësi e Madhe (anëtar);
•Xh. D., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar).