Dropull/ Grabitësit hyjnë brenda banesës së dy të moshuarve dhe u marrin paratë

21 Dhjetor 2019, 11:21 | Përditesimi i fundit: 2019-12-21 16:52:28

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, ku persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe më pas janë larguar.

Sipas policisë autorët nuk kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarve, por vetëm kanë marrë sasinë e parave. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.