“Dua më shumë Shqipërinë”, Eva Golemi me të bukurën këngë ‘zbut ankthin’ e shqiptarëve

9 Prill 2020, 14:58

Të vetizoluar brenda shtëpive, për shkak të pandemisë COVID-19, njerëzit kanë nevojë për më shumë se kurrë për një shtysë të brendshme, që të mbajë shpresën gjallë. Arti mbetet gjithmonë, leva që zhvendos mendimet negative, e artistët shqiptarë për bashkëkombësit nuk i kanë kursyer dhuntitë e tyre.

Artistja Eva Golemi, imazh i muzikës klasike shqiptare, besnike e skenës vendase, misionin e saj, e rimerr prej ambienteve të saj familjare, për të zbutur zemrat edhe ankthin e shqiptarëve. “Dua më shumë Shqipërinë” me zërin magjik të Golemit, troket në shtëpitë tuaja për t’ju thënë me të bukurën këngë, se edhe kësaj here ky vend, do të qëndrojë i pamposhtur edhe së bashku do t’ia dalim mbanë.