“Duan ta bëjnë Shqipërinë rrumpallë, 20 copash! Të veprojë drejtësia!”

28 Janar 2021, 12:25

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” një prej qytetarëve foli për temën e ditës, por ndër të tjera u ndal edhe tek roli i politikës në këto 30 vite të demokracisë. Duke iu referuar opozitës në zgjedhje ai nënvizoi se e djathta është provuar në pushtet dhe solli disa ngjarje historike të regjistruara gjatë udhëheqjes së tyre, e ndërsa nënvizoi se po kërkojnë ta bëjnë Shqipërinë 20 copash me krijimin e disa partive. Drejtësia duhet të veprojë dhe të vendosë para ligjit përgjegjësit e këtyre ngarjeve tha ai që të mos shkojnë në zgjedhje, por përpara ligjit!