'Duan të na groposin, do ju djegim të gjallë'! Përplasje në Delvinë, banorët kundër gurores, pamjet kur përfaqësuesi i firmës i gjakosur godet kamerën e Report Tv

19 Gusht 2020, 15:18

TIRANE-Tension dhe përplasje në fshatin Bajkaj në Delvinë. Shkak është bërë leja për një gurore në këtë fshat. Report Tv sjell pamjet e ngjarjes në Delvinë, që përfundoi me të lënduar. Banorët e fshatit janë kundër hapjes së gurores në këtë zonë.

Të irrituar se askush nuk i ka pyetur dhe nuk i kishte lajmëruar për dëgjesën që ishte planifikuar për ditën e sotme, banorët kanë shkuar dhe janë konfliktuar me përfaqësuesit e firmës. "Hapja e kësaj guroreje nuk i shërben komunitetit, përkundrazi prish bimësinë dhe ndot mjedisin" shprehen ata.