'Duan t'iu helmojnë'/ Kompozitori Limoz Dizdari: Më sollën një letër, nuk e pashë personin se kishte kapuç!

18 Dhjetor 2020, 10:37 | Përditesimi i fundit: 2020-12-18 12:58:28

Kompozitori dhe administratori i Qendrës së Artit Dea në Ksamil, Limoz Dizdari ka denoncuar duke thënë se është kërcënuar.

Në një prononcim për medie Dizdari, ka thënë se kërcënimet kanë për qëllim friksimin e tij, për të hequr dore nga Qendra e Artit të cilën ai vetë e ka shndërruar nga një gërmadhë, në një qendër arti e cila e shërben fëmijëve të qytezës.

Më kërcënojnë dhe më thonë bëj kujdes se duan të të helmojnë. Ta marr seriozisht, ta marr si të vërtetë. Pse sdel hapur ai të më thotë. Ka diçka që sshkon. Në të njëjtën kohë unë bëra denoncim sepse duhet të ndjek linjën e pushtetit dhe t çosh deri në fund. Dhe mbas 3 javësh që ligji  e ka mbas 43 orësh të mbajë qëndrim prokuroria, pas 3 javësh marr në telefon komisariarit dhe më thotë e di por skemi bërë gjë se është me COVID prokuroria.

Po bëhet mbi një muaj që kjo punë po zvarritet. Këtu është një garë e madhe si të bëhej sa më shumë stallë, unë u mundova ta bëjë bibliotekë . E dini se janë mbi  8500 tituj atje brenda dhe sot u shtuan. Janë mbi 150 e ca piktura të teknikave nga më të ndryshmet", tha ai.

Lidhur me personin që i ka sjellë letrën ku shkruan se ka njerëz që duan ta kërcënojnë Dizdari tha se nuk e ka parë sepse ishte maskuar.

"Kërcënimi ishte shumë i sofistikuar hodhën një zarf me një letër brenda dhe kërkonin ndjeksë se nuk mund të identifikoheshin.  Shkova në polici mora dhomën operative dhe erdhën menjëherë. Se di ishte errësirë dhe ai kishte hedhur dhe kapuç në kokë. E kishte hedhur letrën. Pse duhet të ndodhë. Unë mund të kem shumë hamendësime por skam të drejtë të vë gishtin. Por sështë e vështirë të merret vesh , se nëse ke vazhduar në një ambient shumë të gjatë të shkeljes së ligjit ti vazhdon të jesh jo ligjor. Ka një jetë të tërë që ligji i lutet shtetit të zbatohet dhe unë heq të zinjë e ullinjve sepse sduan të zbatohet ligji", tha ai.