‘Duar të sigurta, duar të pastra’, sfida e re e internetit! Manastirliu na nominon të gjithëve

19 Mars 2020, 20:02

Sfidat në internet përmes nominimeve kanë qenë të shumta nga më qesharake tek më të çuditshmet, që me mijëra njerëz në të gjithë botën i janë bashkuar atyre. Në situatën kur bota po përjeton një situatë të rëndë nga koronavirusi duket se ka ndikuar edhe në llojit e sfidave që do qarkullojnë në internet këto  kohë. Më e fundit është ajo e nisur nga Drejtuesi I Organizatës Botërore të Shëndetit, është larja e duarve.