Dubai/ Çiklisti hidhet prej helikopterit nga 220 m lartësi

2 Shkurt 2019, 10:18

Shtëpia e Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë, Dubai është e njohur për horizontin e tij që të le pa frymë. Me ndërtesa mahnitëse, parqe të mëdha ujore dhe tregje të pafund, Dubai është sheshi me emocionues për aventurierët e emocioneve.

Kriss Kyle, 26 vjeçari skocez, çiklist akrobatik profesionist, u hodh nga një helikopter mbi Burj al-Arab, një nga hotelet më të njohur në botë. Pavarësisht se ka frikë nga lartësitë, Kyle me biçikletën e tij BMX, u hodh nga rreth 200 m lartësi mbi strukturën e hotelit.

Pasi pedaloi mbi “çatinë jugore” të Dubait, Kriss Kyle tregoi cilësitë e tij akrobatike në rrugët e qytetit kurse në parqe dhe sheshe lojërash nuk zhgënjehu me krijimtarinë dhe talentin e tij në biçikletë.

Skocezi Kriss Kyle është pa dyshim një nga performuesit më emocionues në botë të akrobacisë me biçikletë. Duke udhëtuar nëpër botë për të filmuar performancat e tij akrobatike, Kriss ka fituar mjaft çmime prestigjoze. Sot në bashkëpunim me BSD, tre lloje biçikletash mbajnë emrin dhe firmën e tij. Brenda këtij viti, Kriss do të firmosë mbi biçikletën e re “Freedom”.