Dublon institucionet ligjzbatuese/ Ilir Meta promovon nga Durrësi nismën e tij për 'luftën ndaj krimeve zgjedhore': Denonconi tek Presidenca

27 Mars 2021, 12:58 | Përditesimi i fundit: 2021-03-27 14:37:48

Nismën e tij, e cila dublon institucionet që merren me denoncimin dhe hetimet për krimet zgjedhore, Presidenti i vendit Ilir Meta e ka nisur nga Durrësi. AI po zhvillon një konferencë për shtyp me gazetarët nga qyteti i Durrësit, ku vuri theksin në ndalimin e blerjes së votës.