Duhet jetë shembull por i thyen rregullat/ Deputeti i opozitës parlamentare pa maskë në rrugë

15 Tetor 2020, 09:54

Pavarësisht se ditën e sotme ka hyrë në fuqi vendimi për mbajtjen e detyruar të maskave, kjo duket se nuk e ka ndërgjegjësuar deputetin e opozitës parlamentare Arlind Çaçani.

Përpara fillimit të seancës parlamentare këtë të enjte, ai ecën në rrugë pa mbajtur maskë.