'Duhet një imazh i ri në Shkodër'/ Rama: Drejtorët burra të japin dorëheqjen, për gratë do rishikohet pozicioni

28 Gusht 2019, 22:25

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtorët politikë të qarkut të Shkodrës ku është diskutuar lidhur me emërimet dhe shkarkimet në strukturat e PS në këtë qark.

Rama ka deklaruar se të gjithë burrat duhet të japin dorëheqjen ndërsa për nga disa nga gratë do të rishikohet pozicioni. Kreu i qeverisë është shprehur se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër.Kjo çështje është diskutuar edhe në mbledhjen e kryesisë së PS. Deputeti socialist Ditmir Bushati ka dalë kundër këtij vendimi. Përmes një letre drejtuar kryesisë së PS ai është shprehur se shkarkimet nuk janë zgjidhja për situatën e krijuar në Shkodër.

    No videos found.