Rruga e Thethit përfundon në nëntor, inxhinieri: Ishte projektuar gabim

9 Shtator 2020, 20:23 | Përditesimi i fundit: 2020-09-09 21:02:33

THETH- Rruga që të çon në fshatin alpin po merr formë. Ky investim zgjidh përfundimisht problematikën e krijuar veçanërisht gjatë dimrit, kur ishte e pamundur të hyje në Theth. Inxhinieri thotë se është realizuar gjysma e punimeve, ndërsa në tetor pritet të nisë asfaltimi.

"Deri më tani është e kënaqshme duke marrë parasysh dhe vështirësitë që ka objekti. Deri tani kemi realizur rreth gjysmën e punimeve, parashikojmë që rrugën ta kemi përfunduar në fund të muajit nëntor", tha inxhinieri Elton Dhori.