Duka: Gati për pakt me Patozin e Topallin! Basha të mbyllë negociatat me ne,Rama favorit në 25 prill

6 Nëntor 2020, 16:20

TIRANW- Lulzim Basha nuk i druhet rrjedhjes së votave nga Partia Demokratike në drejtim të partive të reja, por aleatët e tij tradicionale mund të zgjedhin t'i bashkohen një fronti të ri opozitar me lëvizjen e Jozefina Topallit dhe partinë e Astrit Patozit. Agron Duka, një  prej aleatëve më të rëndësishëm të Lulzim Bashës  thotë se do ta pranonte një bashkëpunim me ta, nëse kryedemokrati nuk plotëson pritshmëritë e Partisë Agrare Ambientaliste për mënyrën sesi do të organizohen në zgjedhje.

"Mund të jetë një nga opsionet patjetër, kjo nuk varet vetëm nga unë, ato janë negociata dhe negociatat do të thotë që duhet të marrin pjesë të dy palët, por nga ana ime natyrisht nëse nuk plotësohet ato pritshmëritë që ka Partia Agrare Ambientaliste, jo unë, mund të jetë një nga opsionet, mua më duhet një opsion shumë interesant", tha Duka.

Duka thotë se Opozita e Bashkuar është më e favorizuar nëse del me një listë të përbashkët,  e për këtë arsye ai zbulon  se në komunikimet me kreun e opozitës së Bashkuar i ka kërkuar  këtij të fundit të mos humbë kohë në lidhje me 2 cështje kryesore.

"Nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur, sipas meje duhet patjetër brenda këtij muaji ose më shpejt të strukturohen të gjithë deputetët apo 12 kryetrarët e qarqeve dhe në të njëjtën kohë duhen mbyllë negociatat me aleatët", shtoi ai.

Për shkak të mosmarrëveshjeve të Lulzim Bashës me të larguarit nga Partia Demokratike, Duka nuk e sheh mundësinë e një fronti opozitar unik në zgjedhje, por nuk përjashton mundësinë e një koalicioni  paszgjedhor PD-PS.