Duka 'ultimatum' Bashës: Kandidoj në Durrës, jo poshtë vendit të 3! I prezantova PD-së strategjinë

8 Janar 2021, 19:39

Ndërkohë që po i afrohemi zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kreu i PAA Agron Duka në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se ka zhvilluar një takim me një grup nga PD, të cilëve u ka bërë propozimin e tij dhe se pret përgjigje deri të hënën.

Ndërsa thotë se sheh frymë pozitive për një listë të përbashkët me PD, Duka shtoi si gjatë takimit i kanë paraqitur grupit të PD, vendet ku pretendojnë për të marrë sa më shumë vota në mënyrë që të maksimilizojmë votat e koalicionit.

“Unë skam takuar Bashën kam pasur takim me një grup që e ka takuar Basha. PAA kishte grupin e vetë, unë, sekretari i përgjithshëm dhe një anëtar tjetër. Ne i paraqitëm PD vendet ku pretendojmë për të marrë sa më shumë vota në mënyrë që të maksimilizojmë votat e koalicionit. Për personazhë të veçantë dhe qarqe kryesore. U la që brenda kësaj jave, pra ishte një kërkesë e imja që i bëra një ultimatum vetes. Do pres deri të hënën nëse biem ose jo dakord, nëse jo do shoh mundësi të tjera.

Shoh frymë pozitive. Për një listë të përbashkët. LSI e vetme. Në ide jam më afër me LSi se me Pd por gjykohet se këto kryetarët e partive japin më tepër duke qenë te lista e PD. Nuk kemi përcaktuar gjë por unë i kam thënë veten se nën të tretin nuk do kandidoj. Jemi më afër zgjidhjes së problemit për të dalë me një listë të përbashkët”, tha ai.

Duka thotë se pas takimit me grupin pret nga kreu demorkat Lulzim Basha një përgjigje deri ditën e hënë. Kjo përgjigje ai thotë se beson që do jetë  për ta dalë me listë të përbashkët.

“Nëse jam në listë me opozitën e bashkuar fati është është i  përcaktuar dhe pas zgjedhjeve do jem në opozitë ose në qeveri me ta. Akoma skanë marrë fund këto lloj negociatash, e rëndësishme është se e shohim që janë të gjithë aktivë. Shohim si të ardhme të përbashkët. Lsi ka kandidatë në Durrës me sa di unë, duke pasur figurat e vetë nuk besoj se do kërkojë të jem në lista të saj.