Duke kërcyer 'salsa', Rama publikon videomontazhin sensual të Berishës dhe Bashës

11 Nëntor 2018, 14:19

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social instragram ku protagonistë janë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeminstri Sali Berisha. Këta dy të fundit shihen duke kërcyer 'salsa', nën ritmet e muzikës latine.

Basha është në rolin e partneres së Berishës, i veshur në mënyrë mjaft sensuale me një fustan të kuq dhe një trëndafil me të njëjtën ngjyrë të kapur mbi flokë.

“E dielë e bukur kjo,”- shkruan Rama krahas videos.

    No videos found.