Duma: Plani i PD-së është çlirimi i ekonomisë! Protestat për vrasjen e Rashës, nuk i dhamë Ramës shans ta përdorte politikisht

21 Dhjetor 2020, 22:52 | Përditesimi i fundit: 2020-12-21 23:04:29

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi se fokusi i planit të demokratëve për zgjedhjet 2021 do të jetë ekonomia dhe çlirimi i saj. E ftuar në emisionin '5 pyetjet' nga Babaramo ajo thotë se rritja e pagës minimale siç ka bërë qeveria nuk e çliron vendin përsa kohë nuk vihet dorë mbi bizneset e vogla.

Sipas saj, qytetarët tashmë e kanë të qartë se ekonomia do të çlirohet vetëm me Partinë Demokratike.

Janë tallur me varfërimin. Duhet patjetër një ngritje të tabanit të të ardhurve. Mua më duket hipokrizi paga minimale. Duhet të formalizojmë ekonominë. Po krijove rregulla loje stabël dhe të sigurta, atëherë do kemi përmirësuar. E majta nuk ka ditur asnjëherë të prodhojë fitim. E djathta shqiptare do ketë këtë herë një mision të madh, ekonominë. Do i largohemi shqiptarit të varfër. Plani ynë për ekonominë, do ta çlirojmë ekonominë, bizneset nga kontrollet dhe elementet e frikës. Nuk mund të thuash që po ngrenë pagën minimale dhe të thuash që u çlirua ekonomia. Tek qytetarët ka shkuar mesazhi i qartë se ekonomia do të çlirohet nën qeverinë e PD-së" - tha Dume.

Për protestat që përfshinë vendin për vrasjen e Klodjan Rashës, Dume tha se opozita nuk e ka lejuar Ramën që ta përdorte si guerrile politike. Ajo u shpreh se gjatë këtyre viteve, Shqipërinë e ka përfshirë një depresion social.

"Si mund të përfitosh nga një protestë që është thirrur nga të rinj. Unë kam parë fëmijë të kolegeve të mija që nuk janë me PD. Natyra e asaj proteste nuk kërkonte një flamur. Nuk i dhamë asnjë shans që ta përdorte si guerrile politike. Çdo vit thotë se kështu na e lanë ata. Ka kapur një element se po të fajësosh ata, shpëton vetë. E di kush ishin të rinjtë në bulevard? Ata që thonë se nuk kanë mundësi këtu. Sjellja agresive ishte e atyre të rinjve që donin të iknin. Çdo forcë politike e merr përgjegjësinë, fajin përmes votës. Ajo që ka ndodhur në këto 8 vite nuk është çështja që unë jam në PD. Këto nuk ka ndodhur më parë. Ajo që ka ndodhur gjatë këtyre viteve është depresioni social.