Durrës/ 5 shoferë të arrestuar, 1326 gjoba dhe 24 patenta të pezulluara, Policia Rrugore bën ‘bilancin’ e një jave

2 Qershor 2022, 11:51

Policia Rrugore e Durrësit vazhdon ndëshkimin e të gjithë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Si rezultat, në një javë, janë arrestuar 5 shoferë, 3 prej tyre për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe 2 të tjerët për "Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor".