Durrës, momenti kur furgoni kalon sipër të aksidentuarit dhe e merr zvarrë

26 Tetor 2019, 20:47 | Përditesimi i fundit: 2019-10-26 21:55:22

DURRËS- Një aksident tragjik ka ndodhur në Shkozet të Durrësit, ku si pasojë ka mbetur viktimë një burrë i moshës rreth 40-vjeçare i cili udhëtonte me motorin që punonte si shpërndarës picash.  Report TV ka siguruar edhe pamjet filmike ku viktima merret zvarrë për rreth 50 metra nga një furgon që i kalon nga sipër. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku bën me dije se motoristi është përplasur fillimisht nga një autobus që e ka lënë të shtrirë në tokë ndërsa më pas është larguar.

Dyshohet se nga pakujdesia më pas furgoni që shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv i kalon sipër viktimës duke e zhvendosur nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje tragjike është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit tip furgon.

Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore të cilët po bëjnë hetimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.